Ja çfarë bën Rita Ora për Kosovën mes koronavirusit

Rita Ora, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare i është bashkuar nismës që quhet ‘Një Kafe si Flutur’.

Nisma është marrë për të mbledhur para do të shkojnë në ndihmë të Kosovës në luftën kundër Covid-19. Me anë të një video-je të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja u shpreh se do të mbledhë fonde për të ndihmuar sistemin shëndetësor të Kosovës gjatë pandemisë.

“Mos dil për kafe por rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor” -u shpreh Rita.