Kuvendi rikthehet mes koronavirusit/ Ky është rregulli që do ndjekin deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët do të rikthehen ditën e sotme në Kuvend. Ata do të mblidhen për herë të parë në orën të kësaj të enjte që pas përhapjes së koronavirusit.

Në seancën e ditës së sotme pritet të miratohen disa ndyshime në Kodin Penal. Ndryshimet parashikojnë ndëshkimin e të gjithë personave që shkelin masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Gjithashtu do të ketë diskutime edhe për zgjatjen e afatit të hetimit nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta si dhe për dy dekretet e kreut të shtetit, për Anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Deputetët do të duhet të ndjekin rregullin e distancimit social për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm. Ata do të shpërndahen në të gjithë sallën, në lozhat anësore të katit të parë dhe të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.

Ata do të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektantë.

Në hyrje të sallës së Seancave ka një grup mjekësor që do t’u masë temperaturën deputetëve dhe punonjësve të administratës së kuvendit.

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV