Koronavirusi/Qeveria shqiptare bën lëvizjen e papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e vështirë që ka prodhuar koronavirusi në shëndetësi dhe në ekonominë shqiptare ka detyruar qeverinë që të ndryshojë buxhetin e shtetit të vitit 2020.

Ky është vendimi që ka marrë kabineti qeveritar i kryeministrit Rama, i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Ndryshimet hyjnë menjëherë në fuqi, pasi janë miratuar në formën e një akti normativ që duhet të miratohet brenda 45 ditësh. 

Sipas këtij akti normativ shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

407 205 milionë lekë shpenzime të buxhetit qendror,

16 200 milionë lekë fond rezervë

dhe 4 000 milionë lekë kontingjencë për risqet e borxhit.

Fondi rezervë i buxhetit prej 16 200 milionë lekësh do të përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, si kontingjencë për paketën sociale antiCovid-19 dhe për emergjenca të tjera në kuadër të masave antiCovid 19.

Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4 000 milionë lekësh përdoret nga ministri përgjegjës për financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.

Gjithashtu, shuma e garancisë së qeverisjes qendrore nga 11 500 milionë lekë shkon 26 500 milionë lekë. Po ashtu ndryshon edhe stoku i borxhit publik, i cili nga 1 197 139 milionë lekë shkon në 1 212 139 milionë lekë.

Të fundit

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Lajme të tjera

Web TV