La “kurorën” nga koronavirusi, Princesha e Suedisë bashkohet me bluzat e bardha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stafi mjekësor kudo në botë ka nevojë për përforcime për t’i bërë ballë pandemisë që ka pushtuar botën.

Përveç mjekëve, të cilët u janë bashkuar kolegëve të tyre në ndihmë kemi parë mjaft raste ku elita të politikës dhe jo vetëm i janë kthyer profesionit të mjekut në këtë situatë.

Pas kryeministrit të Irlandës edhe Princesha Sofia e Suedisë ka filluar që të punojë në një spital të vendit në mënyrë që të ndihmojë në luftën kundër koronavirusit.

Princesha 35-vjeçare, e cila është e martuar me princin Carl Philip, bëri së fundmi një kurs mjekësor tre ditor në Universitetin Sophiahemmet në Stokholm, ku ajo është anëtare nderi.

Tani ajo do të jetë në gjendje të japë kontributin e saj dhe të ndihmojë në luftimin e pandemisë. Deri më tani, koronavirusi ka infektuar 12,540 persona dhe ka shkaktuar 1,333 viktima në Suedi.

Fotot e publikuara nga mediat tregojnë princeshën ndërsa pozon bashkë me anëtarët e tjerë të stafit në spitalin Sophiahemmet. Siç e kërkojnë rregullat, të pranishmit qëndrojnë në një farë distance nga njëri-tjetri shkruan Fax News.

Universiteti në fjalë po trajnon të paktën 80 persona në javë për të ndihmuar në përballimin e fluksit që kanë aktualisht personelet mjekësore në vend.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV