Një tjetër person në Kosovë ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Numri total i viktimave arrin 11.
Klinika Infektive ka njoftuar se sot, në orët e pasdites ka ndërruar jetë pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.
Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.
Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë që numri total i të infektuarve në Kosovë është 423.