Protesta në kohën e Covid-19? Gjykata Kushtetuese: Lejohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermanët kanë të drejtë të zhvillojnë protesta politike, nëse zbatojnë rregulla t e distancës fizike në mënyrë që të pengojnë përhapjen e koronavirusit, vendosi të enjten, Gjykata Kushtetuese e vendit.

Çështja ishte dërguar në Gjykatë nga disa aktivistë të rinjë, pasi autoritetet në qytetin perëndimor të Giessen, ndaluan një protestë të planifikuar për këtë javë.

Përmes saj do të kundërshtohej rregulla e vendosur për të ndaluar tubimet e më shumë se dy personave në publik.

Aktivistët pro-demokracisë në Giesen, në shtetin e Hese, thonë se masat e bllokimit shkelin lirinë e tubimit, një parim kryesor i kushtetutës gjermane.

Ata e çuan çështjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese pasi dy gjykata lokale përkrahën vendimin e autoriteteve për të ndaluar demonstratat edhe pse organizatorët kishin premtuar se do të respektonin rregullat distancës gjatë marshimit

Gjykata Kushtetuese tha se një ndalim i përgjithshëm i demonstratave do të ishte jokushtetues dhe i urdhëroi ata të rishikojnë vendimin e tyre.

Gjykata tha se shqetësimet shëndetësore të lidhura me pandeminë e koronavirusit nuk janë bazë për një ndalim të përgjithshëm të demonstratave.

Gjermania e ka mposhtur pandeminë më mirë sesa shumica e vendeve të tjera evropiane si Italia, Spanja dhe Franca, duke regjistruar pak më shumë se 3.600 vdekje nga 130.450 raste të konfirmuara./REL

Të fundit

Milan dhe Juventus, në garë për “dështakun” e sezonit

Sipas asaj që raporton “talkSport, Milan dhe Juventus kanë shtuar interesimin për Darwin Nunez. E ardhmja e sulmuesit uruguaian...

Kryeministri francez: Marrëveshja e BE me Trump, ditë e errët për Evropën

Kryeministri francez François Bayrou thotë se Bashkimi Evropian ka kapitulluar para kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për rritje të tarifave, duke e...

GJKKO kalon për gjykim dosjen ‘Revanshi’, të pandehur Shullazi, Avdyli e Duka!

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marrë Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Përmes një...

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë…

Në një takim të zhvilluar kwtw tw hwnw në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidenti i SHBA Donald Trump foli për...

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV