Policia e Durrësit ka ndërmarrë sot një operacion blic, ku ka zënë në befasi dy të rinj teksa udhëtonin më shpejtësi me një motoçikletë.
Operacioni u ndërmor në orën 12:00 në rrugën “Mustafa Varoshi.
Njëri nga të rinjtë e arrestuar është identifikuar me inicialet A.M dhe kishte punuar disa kohë në Holandë, ndërsa tjetri, I identifikuar me inicialet D.V sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte arrestuar për plagosje me armë.
Policia u bëri pritë në sheshin “Pranvera” dhe janë prangosur në asfalt. Po ashtu është sekuestruar dhe motori.