Vrasja e Santiago Malkos, kush është shoferi i djemve të klanit “Duka”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Me prangosjen e Ilir Selmanit, policia ka sjellë në pranga një person konkret në zbardhjen e mekanizmit dhe të vërtetës së ekzekutimit të bujshëm dhe mafioz të Santiago Malkos. Në fakt, që prej asaj mbrëmjeje fundgushti të një viti më parë e deri sot, askush nuk di të thotë se përse iu mor jeta në një mënyrë të tillë një 27-vjeçari? Përse u deshën aq shume njerëz dhe mjete për të ekzekutuar një person, ndërkohë që në fakt gjithnjë janë përdorur vrasës me pagesë për të eleminuar edhe njerëz me potencial shumë herë më të madh se Malko?

Arrestimi dhe mbajtja në pranga e një personi, i cili pretendohet që ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe, më pas, listimi i plotë 8 urdhër-arresteve të tjera, bëri që vrasja e të riut, baba i dy fëmijëve, që banonte në zonën e Babrroit, të konsiderohej një ngjarje e rëndë. Policia dhe prokuroria arritën në konkluzionin se në vrasjen e tij kanë marrë pjesë 9 persona, të cilët kanë lëvizur me një mekanizëm të njohur në fakt, për ta gjetur dhe më pas ekzekutuar.

I arretsuari i sotëm, Ilir Selmani, sipas të dhënave hetimore, ka qenë në timonin e njërës prej dy makinave që morën pjesë në vrasje. Por ende sot e asaj dite nuk bëhet me dije se kush e ekzekutoi dhe përse u ekzekutua në një mënyrë thuajse të frikshme ku ndjekja ka zgjatur për disa kohë dhe më pas vrasja ka ndodhur në sytë e dhjetëra personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Roli i Ilir Selmanit në vrasje   

Natën e krimit, u tha se Ilir Selmani ishte duke drejtuar një Skoda dhe se me të mendohet se ka qenë i arrestuari i parë i asaj ngjarjeje, Blendi Teta, që pretendohet që ka qenë në sediljen e parë, ndërkohë pas ka qenë Lonard Duka dhe një miku i tyre që më vonë u identifikua si Ervis Metani. Pasi kanë bërë disa rrugë nga Fresku në “Xhamllëk” e “Varr Bami” ata janë pozicionuar pasi si duket dikush ka telefonuar Loenardin duke i treguar se ishte zbuluar vendndodhja e shënjestrës.

Lexo edhe :  PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Ka qenë dëshmia e Tetësm oretendon policia dhe prokuroria që ka treguar detajet. Selmani e ka kthyer makinën në drejtim të vendit ku edhe u bë vrasja, ndërsa mjeti tjetër, një tip Golf mbante brenda 5 persona, dy prej të cilëve kanë shtirë me armë mbi Malkon. Grupi i dytë, me të cilët ndodhej edhe Fatmir Hyseni, një prej personave më të rrezikshëm në të gjithë Shqipërinë, pasi kanë darkuar në zonë e Freskut janë nisur në drejtim të “Kafes së Rremës” pasi prej andej pritej te dilte edhe Malko, pasi në atë zonë kishte edhe shtëpinë. Leonard Duka bashkë me të vëllanë Erlisin, konsiderohen një bandë e fortë dhe mjaftë e investuar edhe ekonomikisht. Ata bashkë me 7 persona të tjerë u tha se morën pjesë në vrasjen e Malkos, i cili sipas të dhënave kishte një sherr të hershëm me familjen Duka.

Por natën e vrasjes, policia lëvizi shumë vonë dhe protagonistët mundën të largoheshin, një pjesë nga zona e Tufinës dhe një pjesë tjetër për në Dajt. Policia, e pafuqishme t`i ndiqte qëndroi në vendin e krimit bashkë me viktimën e pajetë në timonin e mjetit të tij. Në krim u tha se ka marrë pjesë edhe një tjetër emër i njohur i botës së krimit, Elvis Gaçaj, i cili është i arrestuar. Dy djemtë e familjes Duka bashkë me dy shokë të tyre dhe një vajzë e njohur në vend, u ndaluan dhe u arrestuan një vit më parë me drogë, armë e municione te kompleksi “Halili”, po gjykata i la të lirë, pasi i tha prokurorisë se s`kishte prova të mjaftueshme për të fajësuar poseduesit e drogës dhe të armëve.

 

 

 

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV