10 shtetet evropiane që kanë kryer më shumë teste për COVID-19

Shumë shtete në Evropë dhe në botë iu përgjigjen menjëherë thirrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të realizuar sa më shumë teste për të identifikuar koronavirusin. Shtimi i numrit të testeve konfirmoi numër të lartë infektimesh, por pas krizës shumica e shteteve në Evropë po stabilizohen dhe po nisin heqjen e masave kufizuese.

Po kush janë shtetet në Evropë që kanë realizuar më shumë teste? Janë kryesisht ato shtete që sot konsiderohen si vatrat e koronavirusit, por ka edhe raste si Austria apo Zvicra, të cilat nuk u kthyen në vatra të virusit, por falë reagimit sot po ndiqen si model në heqjen e kufizimeve.

-Numri i testeve, Shqipëria njësoj si mikro-shtetet e Evropës

  1. Gjermania – 1,728,357 teste
  2. Rusia – 1,718,019 teste
  3. Italia – 1,244,108 teste
  4.  Spanja – 930,230 teste
  5. Britania – 438,991 teste
  6. Franca – 333,807 teste
  7. Portugalia – 221,049 teste
  8. Zvicra – 206,400 teste
  9. Polonia – 179,654 teste
  10. Austria – 169,272 teste

-SHBA shton fondet për Shqipërinë, fokusohet në rritjen e numrit të testeve