Covid-19/ Ndihmat ekonomike, Tatimet: Nxitoni! Ja kur është afati i fundit i aplikimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar për aplikimet për paketën e  parë ekonomike të lançuar nga qeveria në kuadër të masave ndaj pandemisë.

Përmes një njoftimi për mediat, Tatimet bëjnë me dije të gjithë qytetarët se nesër në orën 12:00 do të mbyllen aplikimet për të gjitha ata që përfitojnë ndihmë nga paketa e parë ekonomike.

Më tej Tatimet bëjnë me dije se të gjithë përfituesit e paketës së dytë do të kenë mundësi të aplikojnë pas datës 21 prill.

“Te nderuar bashkeqytetare Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ju njofton se aplikimet per te gjithe perfituesit e paketes se pare ekonomike do te mbyllen diten e neserme date 18 Prill ne oren 12:00!Gjithashtu deshirojme tju bejme me dije se per te gjithe perfituesit e paketes se dyte ekonomike,aplikimet do te fillojne diten e marte ne date 21 Prill! Ju falenderojme per vemendjen tuaj dhe ju urojme nje fundjave te qete!”,-thuhet në njoftim./Fjala.al/