Danezët bëjnë ‘zbulimin’ tronditës: Ja si po gënjehet me koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup kërkuesish shkencorë mbi dhurimin e gjakut në Danimarkë ka bërë një zbulim tronditës mbi koronavirusin.

Sipas këtij zbulimi, shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 mund të jetë më e ulët se 1-3 për qind nga sa pretendon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Testet e kryera tek 1.487 mostra në fillim të këtij muaji në Rigsh Hospitalet të Kopenhagenit, kërkuan për antitrupa që formohen gjatë infeksionit me koronavirus dhe gjetën 22 nga dhuruesit e gjakut rezultuan pozitivë.

Megjithatë, kërkuesit shkencorë vënë në dukje se shifrat janë komplekse, dhe ato duhet të merren parasysh kur krahasohen apo rishikohen vazhdimisht.

Sipas tyre, dhuruesit e gjakut kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm se pjesa tjetër e popullsisë.  Shkencëtarët gjithashtu konstatojnë se dhuruesit e gjakut mund të jenë infektuar me koronavirus dhe të jenë shëruar prej tij edhe pse gjaku i tyre nuk tregon më antitrupa.

“Sipas shifrave dhe të dhënave të fundit  rreth 127,000 danezë janë infektuar me koronavirus” virusin, tha Henrik Ullum,  profesori Henrik Ullum në Rigsh Hospitaletet.

Sipas këtyre shifrave tregon se norma e  vdekshmërisë është 0.16 për qind.

Sidoqoftë, gjatë kohës së kërkimit shkencor mbi këtë studim, Danimarka kishte regjistruar 203 të vdekur nga koronavirusi. Dhe ky numër tashmë është rritur në 321.

Kreu i Autoritetit Shëndetësor Danez tha më herët se kishte “shumë përhapje të koronavirusit në Danimarkë”, ndërsa shton se ekziston një numër i madh njerëzish të padiagnostikuar në vend.

Sipas shifrave të fundit të qeverisë, Danimarka deri më tani ka regjistruar 6.879 raste të  prekur nga koronavirusi, në një vend me një popullsi prej 5.8 milion.

Shifrat tregojnë se shkalla e vdekshmërisë është afro 4.6 për qind e të gjitha rasteve të zbuluara zyrtarisht.

Lexo edhe :  “Nëndetëset, arma e tyre e heshtur”/ Çfarë dihet për flotën e Iranit në Gjirik Persik

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi në muajin mars se raporti i vdekshmërisë nga Covid-19 ishte midis 3-4%, por nuk ndjekur në mënyrë të vazhdueshme vlerën e luhatshme duke theksuar se shifrat e vërteta “do të marrin ca kohë për t’i kuptuar plotësisht”.

Që nga muaji mars Danimarka ka qenë në izolim total, por vetëm dy ditë më parë Danezët rihapën  qendrat e kujdesit ditor dhe shkollat ​​për fëmijë të ciklit të ulët deri në klasën e pestë./Përshtati nga Russia Today, për Fjala.al B. Quku/  

Të fundit

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Lajme të tjera

Web TV