Mjeku i spitalit Infektiv Dhimitër Kraja ia doli që të fitojë luftën me koronavirusin dhe tashmë është rikthyer sërish në krye të detyrës për të ndihmuar pacientët e prekur nga sëmundja e rrezikshme në Spitalin Infektiv.
Në një foto të bërë publike së fundmi mjeku shihet teksa është kthyer pranë kolegëve të tij.
Dhimitër Kraja ka shërbyer prej 43 vitesh në Spitalin Infektiv dhe u rikthye vetëm pas shpërthimit të pandemisë për të ndihmuar në këtë luftë, ndonëse kishte kohë që kishte dalë në pension.
Duhet të rikujtojmë se Dhimitër Kraja është babai i DJ të njohur Vik Kraja dhe reagimet për rastin e mjekut kanë qenë të shumta./Fjala.al/