Koronavirusi/Trump zbulon tre fazat për rihapjen e Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump ka bërë të ditur fazat për rihapjen e Amerikës edhe pse vetë SHBA dhe bota ndodhet mes pandemisë së koronavirusit.

Ne jemi në frontin tjetër të luftës sonë, të cilën ne po e quajmë ‘Hapja përsëri e Amerikës. Siç kam thënë për disa kohë tani, një mbyllje kombëtare nuk është një zgjidhje e qëndrueshme për një kohë të gjatë. Për të ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë duhet të ruajmë edhe shëndetin dhe funksionimin e ekonomisë sonë”, citohet të ketë thënë Trump.

Trump është kritikuar për nxitjen e rihapjes së bizneseve për të shpëtuar ekonominë në kurriz të shëndetit publik.

Tri fazat e Donald Trump

Faza 1

Shmangia e grupimeve

Të gjithë individët kur janë në vende publike duhet të maksimizojnë distancën fizike nga të tjerët.

Socializimi në grupe me më shumë se 10 persona në situata kur nuk mund të mbahet distanca e përshtatshme fizike duhet të shmanget.

Faza 2

Udhëtimet e panevojshme duhet të minimizohen

Punëdhënësit duhet të inkurajojnë punën në shtëpi kur është e mundur ose të kthehen në punë në faza. Shkollat që janë të mbyllura duhet të qëndrojnë të mbyllura. Vizitat në ambiente ku jetojnë të moshuarit dhe spitale duhet të ndalohen. Vende të mëdha, të tilla si kinematë, restorantet dhe arenat sportive, mund të funksionojnë nën protokolle të rrepta të distancës fizike. Palestrat mund të hapen nëse u përmbahen protokolleve të rrepta të distancimit fizik dhe higjiene-sanitare. Baret duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Vijon Faza 2

Të gjithë individët kur janë në vende publike duhet të maksimizojnë distancën fizike nga të tjerët.

Socializimi në grupe me më shumë se 50 njerëz në situata kur nuk mund të mbahet distanca e përshtatshme fizike duhet të shmanget..

Lexo edhe :  Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Udhëtimet jo shumë të rëndësishme mund të rifillojnë. Punëdhënësit duhet të inkurajojnë punën nga shtëpia kur është e mundur. Shkollat mund të rihapen. Vizitat në ambiente të moshuara dhe spitale duhet të ndalohen.

Vende të mëdha, të tilla si kinematë, restorantet dhe arenat sportive, mund të funksionojnë nën protokolle të moderuara të distancës fizike.  Baret mund të funksionojnë me ulje të klientëve, ku është e mundshme

Faza 3

Individët që rrezikojnë të preken nga koronavirusi mund të rifillojnë ndërveprimet publike, por duhet të praktikojnë distancën fizike.

Stafi i pakufizuar i vendeve të punës mund të rifillojë.

Vizitat në institucionet e kujdesit ndaj të moshuarve dhe spitalet mund të rinisin punën.

Vende të mëdha, siç janë kinematë, restorantet dhe arenat sportive, mund të funksionojnë nën protokollet e kufizuara fizike të distancës.

Baret mund të funksionojnë me rritjen e klientëve në këmbë, kur është e mundshme.

Megjithatë, sipas Newsweek, nuk është dhënë një afat kohor specifik nuk u dha për rihapjen e shteteve. Trump tha se qeveritarët do të kenë fleksibilitetin për ta përcaktuar atë vetë.

Më herët Trump pati thënë se shpresonte të hapte vendin të Dielën e Pashkëve, 12 prill. Megjithatë, COVID-19 vazhdoi të rritet në të gjithë vendin. Si përgjigje, Trump zgjati udhëzimet për distancimin social deri më 30 prill.

Të fundit

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të...

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Lajme të tjera

Web TV