Punonjësit e fasonerive me Covid-19/ Basha-Ramës: Po rrezikon jetët e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi sot qeverisë mbylljen e menjëhershme të të gjitha fasonerive në vendin tonë.

Përmes një komunikimi live në “Facebook”, Basha reagoi pas zbulimit të disa rasteve me punonjës të fasonerive që kanë dalë pozitiv në Shkodër apo Krujë.

Më tej ai tha se me mbajtjen hapur të tyre, qeveria po rrezikon jetën e 70 mijë qytetarëve, ndërsa njëherazi me mbylljen e aktiviteteve kryedemokrati kërkoi testimin e të gjithë punonjësve, dhe mbulimin e pagës së tyre nga ana e qeverisë.

Ai tha se kjo ka një kosto financiare prej 15 milionë eurosh, që mund t’i hiqen tre koncensioneve për incerenatorët.

Fjala e plotë e Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë

Sot kemi marrë disa lajme të këqija. Virusi ka përparuar duke krijuar vatra të reja në disa qytete të vendit.

Vetëm një rritje e lehtë e numrit të testimeve na kofirmoi se sa më shumë teste të bëhen, aq më shumë të infektuar zbulohen.

Në Tiranë, në Krujë, në Laç, në Shkodër virusi ka prekur disa qytetarë të tjerë.  Shumica e tyre janë zonja dhe vajza që punojnë në fasoneri.

E kam thënë dhe e kam përsëritur shumë shpesh këto 5 javë se fasoneritë janë ndër vatrat më të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të virusit.

Pak ditë më parë ngrita shqetësimin se në një fasoneri në Shkodër punonjësve nuk u është bërë testi, megjithëse një nga koleget e tyre rezultoi pozitiv.

Rasti i Krujës, i publikuar sot në media, është po ashtu shumë shqetësues. Tre zonja janë konstatuar të infektuara në një fasoneri në Krujë. Një nga tre zonjat ka infektuar edhe të birin.

Ndërkohë raportohet se nga Kruja infeksioni është përhapur edhe në Kurbin. Dy zonja të tjera punonjëse në një fasoneri po në Krujë janë të infektuarat e para të raportuara sot në Kurbin.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse janë testuar punonjëset e tjera të fasonerive në Shkodër dhe Krujë. Nëse janë testuar personat e kontaktit të këtyre punonjësve. Nuk kemi informacion zyrtar për këtë, por nga ajo që raportojnë mediat në Shkodër, Krujë dhe Kurbin, atyre thjesht u është kërkuar të vetëizolohen.

Kjo e rrit edhe më shumë rrezikun e përhapjes, nëse edhe punonjëse të tjera janë të infektuara.

Rasti i përhapjes nga fasoneria e Krujës në dy zona të ndryshme në Kurbin është një këmbanë alarmi.

Lexo edhe :  Berisha nuk kursehet ndaj Ramës/ Grabiti 24 hektarë tokë vetëm pse është kryeministër!

Opozita e ka patur informacionin e infektimit në fasonerinë e Krujës që dy ditë më parë dhe kemi informuar autoritetet në mënyrë institucionale, në minutat e para të marrjes së këtij informacioni.

Është për të ardhur keq që qeveria vepron me shumë vonesë. Ajo është e prirur të mohojë dhe pastaj të veprojë.

Rastet e infeksionit në fasoneri dhe përhapja e tyre me shpejtësi të frikshme kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria.

Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta pa argumenta! Qeveria duhet të urdhërojë mbylljen e fasonerive në të gjithë vendin. Bashkë me to duhet të mbyllen të gjitha vendet me grumbullime të mëdha punonjësish.

Është në përgjegjësinë e qeverisë të ndalojë përhapjen e virusit tek qytetarët.

Mbylljen e fasonerive dhe bizneseve të tjera me përqendrim të madh punonjësish, qeveria duhet ta shoqërojë me masa konkrete për mbështetjen financiare të punonjësve dhe biznesit.

Për asnjë arsye qeveria nuk duhet të cojë dëm sakrificën e shqiptarëve në këto 5 javë izolim, vetëm e vetëm sepse refuzon të rialokojë para nga koncesionet tek qytetarët.

Është e domosdoshme që autoritetet të mundësojnë pa vonesë testimin e të gjithë punonjësve në fasoneritë e prekura. Kjo jo vetëm ndalon përhapjen e virusit, por ju jep siguri punonjësve për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Duke marrë këto masa, mbylljen e fasonerive, testimin, gjurmimin, mbështetjen financiare, mundësohet shmangia e rrezikut për infektimin e 70 mijë qytetarëve. Kjo ka një faturë financiare jo më shumë se 15 milionë euro. Ky fond mund të çlirohet direkt nga anullimi i tre koncesioneve për inceneratorët.

Vazhdimi i përhapjes së virusit në keto momente, që sjell për pasojë zgjatjen e izolimit të qytetarëve dhe bllokimit të ekonomisë do të na kushtojë shumë më shumë se sa paga e këtyre punonjëseve sot.

Shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e vendeve të punës duhet të jenë prioriteti numër 1 i qeverisë!

Deklarata e Bashës vjen në një kohë kur qeveria ka gati planin e masave lehtësuese, që pritet të sjellin hapjen e një numri të madh aktivitetesh biznesi nga java e ardhshme

Kryeminsitri tha mbrëmë se hapja do të nisë me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal, që parashikojnë burg për të gjithë personat që thyejnë karantinën, dhe kaloi dhe me dakordësinë e presidentit në Kuvend./Fjala.al/

Të fundit

Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Kërkesat e reja minimale të memories dhe ruajtjes për telefonat Android janë publikuar. Me lëshimin e Android 15, Google kërkon...

KESH e kallëzoi për shpifje, GJKKO shtyn gjyqin ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi!

htyhet përsëri seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e grupit parlamentar të PD-së, deputetin Gazmend Bardhi, i kallëzuar nga KESH për akuzën e shpifjes. Prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur...

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Sipas burimeve bëhet me dije se seanca dështoi për shkak...

Berisha sfidon sërish Ramën: Pse nuk pranon debat me mua në studiot televizive?

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sfiduar sërish sot kryeministrin Edi Rama për t’u përballur në një debat televiziv live. Sipas tij, Rama refuzon çdo...

Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

Nëse jeni duke lundruar në TikTok a Instagram, mund të hasni video të ndryshme nga fabrikuesit kinezë që thonë se shumë marka luksoze i...

Lajme të tjera

Web TV