Shkencëtari i bindur: Koronavirusi do zhduket vetvetiu brenda 70 ditëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besojeni ose jo shkencëtari është i bindur se koronavirusi do zhduket vetvetiu brenda 70 ditëve.

Profesorit izraelit Isaac Ben Israél shpjegon se bindja e tij duke analizuar të dhënat e të gjitha vendeve të përfshira në pandemi, është e mundur të gjesh analogji gjatë rrjedhës së epidemisë.

Profesori theksoi se virusi arrin kulmin e infeksionit brenda 4/6 javëve dhe më pas fillon një fazë zbritëse që përfundon rreth javës së tetë dhe të nëntë, duke u zhvilluar gjatë 70 ditëve, në një intervistë për ‘TV Channel12’.

Sipas studiuesit, për rrjedhojë, përhapja e SARS-CoV-2 do të jetë shumë i dobët pas 70 ditësh pavarësisht nga masat kufizuese të marra për të luftuar atë. Me fjalë të tjera, patogjeni ka një lloj “cikli epidemik”, i cili pas infektimeve të para, rritjes së kurbës dhe arritjes së pikut, do të prirej në zero në pak më shumë se dy muaj.

“Ekziston një model i paracaktuar, numrat flasin vetë”, tha matematikani izraelit. Ai shtoi se pas zbulimit të rastit të parë të konfirmuar në Izrael, incidenca e rasteve është rritur ditë pas dite për një muaj rresht. Pastaj duke filluar nga java e gjashtë shtimi i numrit të pacientëve është zvogëluar, duke arritur një kulm në javën e gjashtë me 700 pacientë në ditë. Që nga ajo kohë – vazhdoi ai – numri i infeksioneve ka rënë, dhe sot ka vetëm 300 pacientë të rinj. Në dy javë do të arrijë në zero dhe nuk do të ketë më pacientë të rinj ”.

Për të konfirmuar teorinë e tij, shkencëtari përmendi shembullin e Italisë, një vend me masa veçanërisht të rrepta, si dhe Tajvanin dhe Singaporin me kufizimet më të buta.

Lexo edhe :  E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

“Në këto vende ka një rritje të rasteve deri në javën e katërt deri në të gjashtë dhe menjëherë më pas ka një ulje, derisa do të zhduket gjatë javës së tetë”, theksoi matematikani.

Të fundit

Newcastle e tepron me çmimin e kërkuar për Alexander Isak

Alexander Isak i ka kërkuar Newcastle të shqyrtojë mundësinë e një largimi të mundshëm nga klubi, por gjetja e...

Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA me vizë...

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar?

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen për trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë...

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim themeli dosjen "Buka" në...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV