Akuzat e opozitës/ Reagon MSH: Mos hidhni baltë, bashkohuni edhe ju në luftën kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka ngritur akuza lidhur me tenderin për pajisjet e personalit mjekësor. Lidhur me këto akuza, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë duke sqaruar se “procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi”.

MSH i ka bërë thirrje opozitës të mos hedhë më baltë mbi punën dhe sakrificën e specialistëve që punojnë ditë e natë në këtë ministri, por të bashkohen në frontin e luftës kundër COVID-19, në ndihmë të bluzave të bardha.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në përgjigje të akuzave të rradhës dhe të strategjisë së njohur të Partisë Demokratike “shpif, shpif se diçka do mbetet”, kësaj radhe në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e shpejta që u morën për mbrojtjen e personelit shëndetësor, sqaron për publikun se procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon edhe një herë Partisë Demokratike të mos hedhë baltë mbi punën dhe sakrificën e specialistëve që punojnë ditë e natë në këtë ministri, në garë me kohën për të siguruar çdo mjet të nevojshëm në këtë luftë, që personeli mjekësor të jetë i mbrojtur dhe të punojë me standarde. Ministrisa e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë, një orë e më parë!

Shpifjet e rradhës nuk do e ndihmojnë dot Partinë Demokratike të dalë nga bataku ku e ka katandisur veten, në vend që sot të ishte shembull i një opozite konstruktive dhe bashkëpunuese.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar dhe do të vazhdojë të sigurojë – duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin – mjetet e mbrojtjes personale për personelin mjekësor në këtë situatë pandemie, sepse prioritet i yni është mbrojtja e shëndetit të mjekëve, infermierëve dhe stafeve mbështetëse që ndodhen në vijën e parë të zjarrit, në këtë krizë të paprecedent.

Të fundit

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV