Madeleine Albright tregon se kush e ka fajin për përhapjen e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright thekson se qeveria kineze mban përgjegjësi për reagimin e ngadaltë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Gjithsesi, sipas saj SHBA-ja duhet të marrë një qasje më të matur ndaj Pekinit dhe të ketë një frymë bashkëpunimi të ndërsjellë.

Para së gjithash, unë mendoj se Kina me të vërtetë mban përgjegjësi për shumë probleme në fillim – duke mos zbuluar ndonjë informacion, mungesë transparence – dhe kjo është diçka me të cilën duhet të merremi”, i tha Albright gazetares Dana Perino, për Fox News.

“Unë mendoj se me të vërtetë dëmtoi tërë situatën edhe fakti që ata tentuan të na fajësojnë për disa gjëra”, theksoi ajo.

Sidoqoftë, ajo përsëriti gjithashtu se Pekini nuk mund të “shmangte përgjegjësinë” për të metat e tyre, përfshirë mungesën e transparencës.

“Unë mendoj se ne tani duhet të kuptojmë se si të zgjidhim disa nga problemet aktuale që ne kemi në drejtim të çështjeve të zinxhirit të furnizimit me Kinën dhe të merremi me këtë globalisht”, përsëriti Albright.

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV