Shitësja e bukës rezulton me COVID, në Shkodër rritet shqetësimi

Në përditësimin e shifrave të koronavirusit në vendin tonë është bërë me dije se në qytetin e Shkodrës, konsideruar si një nga vatrat kryesore të sëmundjes në Shqipëri, janë konfirmuar tre raste të reja.

Mësohet se dy prej rasteve të reja të infektuar me COVID-19 janë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa një tjetër është shitëse buke.

Infektimi i shitëses së bukës ngre alarmin akoma më shumë duke ditur se ka qenë në kontakt me persona të shumtë çdo ditë.

Deri në këto momente në qytetin e Shkodrës janë infektuar me koronavirus 99 persona./Fjala.al/