Dalin pamjet e tmerrshme/Ja çfarë bënin shkencëtarët kinezë brenda laboratorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi janë publikuar disa video të cilat tregojnë se çfarë bëjnë shkencëtarët kinezë brenda laboratorit të tyre kërkimor në Wuhan.

Këto pamje janë publikuar pas pretendimeve të shkencëtarëve kinezë se koronavirusi nuk e ka origjinën nga ky laborator.

Instituti i Virologjisë në Wuhan të Kinës që mban më shumë se 1,500 lloje të viruseve vdekjeprurëse, është bërë qendra e polemikave mes krizës së pandemisë globale.

Në një video të transmetuar nga televizioni shtetëror kinez CCTV në muajin shkurt tregon se çfarë ndodh brenda Institutit.

Laboratori prej 34 milionë paundësh është i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze. Ai u përfundua në vitin 2015 dhe u hap zyrtarisht në vitin 2018.Sipas pamjeve studiuesi, Zhang Huajun, demonstron se si ai dhe një koleg i tij vendosin dy shtresa të rrobave mbrojtëse dhe kalojnë pesë dhoma përpara se të hyjnë në pjesën qendrore të laboratorit.

Sipas Daily Mail, laboratori ka tre dhoma testimi, dy dhoma për ruajtjen e kafshëve, një “kuti” me viruse dhe një dhomë për “shpërndarjen” e kafshëve. Gjithashtu, supozohet se 24 shkencëtarë punojnë atje në të njëjtën kohë.

Studiuesi Zhang shprehet se ndërtesa është projektuar në atë mënyrë që ajri mund të rrjedhë në laborator nga jashtë, dhe jo anasjelltas, për të parandaluar rrjedhjet.

Megjithatë, sipas teorive mendohet se koronavirusi ka dalë pikërisht nga ky laborator i cili është i vetmi me nivelin më të lartë në Kinë.

Shumë vende, midis tyre SHBA dhe Gjermania kanë akuzuar Kinën për koronavirusin. Madje Donald Trump tha javën e kaluar se SHBA po heton nëse koronavirusi ka rrjedhur nga laboratori kinez drejt e tek njerëzit.

Lexo edhe :  Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Nëse vërtetohet kjo sipas Trump, atëherë Kina do të mbajë përgjegjësi.

Megjithatë, Kina i ka hedhur poshtë akuzat duke iu referuar edhe OBSH-së se nuk ka gjetur prova se koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori.

Nënkryetari i Institutit të Virologjisë Wuhan, Dr. Yuan Zhiming, hodhi poshtë akuzat gjatë një interviste për mediat shtetërore kur tha se “Nuk ka asnjë mënyrë që ky virus të ketë dalë nga ne. Është e pamundur”,  u shpreh ai./Përshtati nga Daily Mail për Fjala.al, B. Quku/

Të fundit

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Lajme të tjera

Web TV