Lista/ Javën që vjen hapen të tjera biznese, Rama: Rikthehen në punë 27 mijë punonjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve.

Kreu i qeverisë tha se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse epidemia do të arrijë në nivele të padëshirueshme.

Përmes një komunikimi live në “Facebook”, Rama thekson se me bllokun e dytë të bizneseve do të rikthehen në punë 27 mijë punonjës.

“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk. Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet.

Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative. Do të publikohen sot që të marrin masat që të jenë në rregulla.

Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka Kodin e vetë përkatës. 27589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qylymave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitë me një person brenda në diagonal”,-tha ndër të tjera Rama./Fjala.al/

Të fundit

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura nga 1 deri në 21 shtator 2025 pranë drejtorive vendore...

1 Shtator 1923 – Tërmeti i madh i Kanto-s, 150 mijë jetë të humbura nën rrënoja

Më 1 shtator 1923, në orën 11:58 paradite sipas kohës lokale, ra një tërmet me magnitudë 8.3 të shkallës Rihter në rajonin Kanto të...

Lajme të tjera

Web TV