The Times: E mira që mund të vijë nga një botë e përmbysur nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota jonë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në javët e fundit. Por mes trazirave dhe shqetësimeve, ka arsye për të besuar se mund të dalim nga kriza me disa cilësi njerëzore të përmirësuara, shkruan Matthew Syed raporton The Times.

Koronavirusi e ka kthyer jetën tonë përmbys dhe, megjithëse shpresojmë të kthehemi tek normalitetit në muajt në vazhdim, ka të ngjarë që asgjë nuk do të jetë përsëri si më parë. Shumë prej nesh kanë humbur jetën dhe bizneset e tyre, dhe kanë probleme emocionale apo financiare.

Por mes errësirës, ​​ka edhe mundësi

Mundësitë për të riimagjinuar botën dhe vendin e gjithsecilit prej nesh në të. Teknikat e përmbysjes zakonisht përdoren nga njerëzit që punojnë në industritë krijuese, për të qenë më produktivë, ose për të krijuar inovacione. Pyes veten nëse ne të gjithë mund t’i përdorim teknikat e përmbysjes për të kërkuar një rreze drite mes reve gri.

Risi të frymëzuara nga një pandemi

Merr arsimin. Tradicionalisht është konceptuar si një vend ku fëmijët thithin dijet. Në veprën “Kohë të Vështira” të Charles Dickens, Z. Gradgrind thotë “më jep fakte, zotëri!”. Arsimi, natyrisht, ka vazhduar që prej asaj kohe, por ende ka një tendencë për t’i parë klasat si forume për të dhënë njohuri zyrtare. Atëherë, si thoni për një përmbysje të kësaj: “Edukimi nuk ka të bëjë me dhënien e njohurive”.

Kjo provokon idenë për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi që nuk tërhiqen nga disiplinat tradicionale. Aftësi më të buta. Aftësi që janë të rëndësishme në botën e vërtetë, por që mësuesit nuk i mësojnë, pasi përpiqen të gjejnë kohën vetëm për të dhënë mësimet e kërkesave të kurrikulës. Për shembull: Improvizimi,  Debatet, Puna në Ekipe.

Shumica e prindërve (nëse janë si unë) do ta kenë kuptuar se sa e vështirë është të mësosh fëmijët në shtëpi. Por ja  disa ide “rebele” që dalin nga përmbysja e supozimit. Bëni fëmijët tuaj të ecin në pjesën e përparme të dhomës, vendosni disa letra me tema të ndryshme dhe kapni njërën rastësisht,  pastaj kthejeni atë për të zbuluar një temë. Detyra e tyre është që më pas të kthehen në pjesën tjetër të dhomës dhe të flasin për këtë temë për 60 sekonda.

Lexo edhe :  Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë grante për Harvard

E provova me vajzën time (shtatë vjeçe) dhe herën e parë, ajo ngriu. Ajo kishte temën (“tenisi”) dhe ia doli deri në fund, megjithëse me pengesa dhe duke belbëzuar, por nga përpjekja e katërt me temën (“jeta e egër”), ajo ishte e rrjedhshme gjatë gjithë kohës. Tani është duke mësuar artin e improvizimit.

Unë gjithashtu i kërkova asaj dhe vëllait të shkruanin dështimin e tyre më të madh dhe ato mësuan prej tij.

Ideja ishte të zhvendosnim konceptin e dështimit nga diçka stigmatizuese, në diçka që na ndihmon të rritemi. Ne ndamë histori për njerëz të famshëm që kishin dështuar. Një citim i JK Rowling ishte shumë i dobishëm: “Disa dështime në jetë janë të pashmangshme. Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, përveç nëse jeton kujdesshëm, saqë mund të mos kesh jetuar fare – në këtë rast, ti dështon në mënyrë të paracaktuar”.

Këto janë thjesht ide kthyese që lidhen me arsimin, por jam i sigurt që mund të mendoni për dhjetëra kontekste të tjera në të cilat mund të funksionojë kjo teknikë. Shembulli i sistemit arsimor nuk është të ndaloni fëmijët të përdorin njohuritë zyrtare, por të gjejnë mënyra për ta plotësuar këtë me aftësi të tjera (dhe të argëtohen në të njëjtën kohë). Shkollat ​​inovative tashmë janë duke i implementuar disa nga këto ide. / The Times – Bota.al

Të fundit

Aleanca e pazakontë e Berishës me Elvis Roshin

Nga Ylli Pata Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që...

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka të plagosur me armë zjarri./ ...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Lajme të tjera

Web TV