VIDEO/ Pamje me mikroskop të Covid-19 duke infektuar qelizat e trupit të njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa shkencëtarë brazilian që janë duke u marrë me studimin e koronavirusit kanë bërë disa filmime në momentin që virusi infekton qelizat e trupit të njeriut.

Shkencëtarët në fjalë janë duke bërë një studim ku janë duke vëzhguar me mikroskop elektronik reagimin e virusit në trup.

Sipas medias brazilian e “AGENCIA EFE” ekspertët e Institutit Oswaldo Cruz (IOC/Fiocruz), që konsiderohet si qendra më e madhe hulumtuese në Amerikën Latine, kanë arritur të filmojnë momentin kur virusi më i rrezikshëm i momentin hyn në qelizat e njeriut.

Grimcat e koronavirusit shfaqen në formën e pikave të zeza që ngjiten në qelizë dhe përpiqen të depërtojnë në membranën qelizore.

Më tej shihet teksa koronavirusi futet në qelizë dhe arrin deri te citoplazma, ku gjenden të gjitha materialet e nevojshme për jetën e qelizës, por edhe proteinat, vitaminat, acidet nukleike, aminoacidet, sheqernat, karbohidratet dhe acidet yndyrore etj.

Ndërsa më pas grimcat e virusit depërtojnë në qelizë dhe duken si pika të zeza në një rreth të bardhë. Nga këto filmime shikohet se hapi i fundit është kur këto grimca largohen nga brendësia e qelizës dhe lëvizin drejt një qelize tjetër të shëndetshme, duke vazhduar kështu ciklin e infeksionit./Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV