Bllokimi i faqeve pornografike nga AKEP/ Këshilli i Medias: Censurë e pastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shumë shqetësim ndaj bllokimit nga AKEP të qasjes në uebsajtin komunitar Medium.com. Prej këtij vendimi, Shqipëria i bashkohet 3 shteteve të tjera që e kanë bllokuar Medium: Kina, Egjipti dhe Malajzia. Ky vendim i AKEP është censurë e pastër, është vendim anti-ligjor dhe anti-kushtetues.

Po ashtu, pak ditë më parë AKEP në mënyrë anti-ligjore bllokoi qasjen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në disa uebsajte pornografike, që gjithashtu është një censurë e pastër që e çon Shqipërinë drejt grupit të vendeve si Arabia Saudite, ku këto websajte janë të bllokuara për akses.

AKEP nuk e ka tagrin ligjor për të bërë këto veprime.

“Medium” është një blog ndërkombëtar ku me qindra njerëz postojnë artikuj dhe me mijëra të tjerë informohen përditë mes tyre. Uebsajti Medium qendroi i bllokuar për disa ditë, ndërsa ditën e martë akoma disa ISP nuk e kanë hapur aksesin në të.

Arsyeja e bllokimit të “Medium” ishte një ankimim në AMA e Z. Ermal Mamaqi për publikimin e disa linkeve për në sajtet pirate në këtë portal. Ndërsa rasti i uebsajteve pornografike kishte të bënte me publikimin e një videoje intime të një individi në formën e “revenge porn” (publikimit me qëllim dëmtimi të fotove apo videove intime të një individi). Nëse AMA ka kërkuar mbylljen e medium.com, veprimi i AMA-s do të ishte i jashtëligjshëm. Nëse AKEP e ka ndërmarrë vetë këtë vendim, prapë është veprim i jashtëligjshëm.

KSHM është e përkushtuar për të drejtën e autorit, dhe është një nga promovuesit e mbrojtjes së kësaj të drejte. Por, ajo nuk mund të tolerojë censurën dhe veprime anti-ligjore që bëhen në emër të çfarëdo kauze të drejtë.

Lexo edhe :  Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë "eksperiencë"

P.sh., Në rast se dikush poston në FB vjegëza të sajteve pirate, kjo nuk do të thotë që qeveria shqiptare duhet të mbyllë FB. Aq më tepër, që Medium.com ka një faqe ku qartazi mundësohet raportimi i shkeljes së të drejtave të autorit apo plagjiatura  çka e bën akoma më të rëndë rekomandimin e AMA-s dhe censurën e AKEP.

Edhe në rastin e uebsajteve porno, AKEP nuk ka tagër ligjor të bllokojë krejt uebsajtin për një material të vetëm.

“Revenge porn” është një nga fenomenet më të shëmtuara të shoqërisë shqiptare dhe një akt i pastër kriminal. Shteti shqiptar duhet të krijojë mekanizma për të mbrojtur viktimat e “revenge porn” duke dënuar në rradhë të parë personin që e ka shpërndarë këtë video. Por, nëse ajo video po qarkullon në aplikacionin Whatsapp, kjo nuk do të thotë që AKEP apo kushdo tjetër duhet të bllokojë përdorimin e tij në territorin shqiptar.

KSHM është shumë e shqetësuar se, ndërsa ligji censurues ndaj medias nuk është miratuar akoma në pritje të vendimit të Komisionit të Venecias, AKEP dhe AMA po veprojnë sikur ky ligj të ishte në fuqi.

KSHM u bën thirrje organizmave ndërkombëtarë të ndërhyjnë ndaj aplikimit të pastër të censurës në territorin shqiptar.

KSHM u bën thirrje mediave partnere të raportojnë fort aktet e censurës.

KSHM u bën thirrje dhe qytetarëve shqiptarë të reagojnë fort ndaj veprimeve që kufizojnë në mënyrë anti-ligjore e anti-kushtetuese të drejtëne tyre për informim.

Së bashku ne duhe të ndalojmë që këto veprime të kthehen në diçka “normale” për Shqipërinë.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV