Gruaja shtatzënë ndërron jetë për shkak të koronavirusit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Prishtinë ku një grua shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Klinika Infektive njoftoi sot se ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.

Gruaja ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensiv të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13 e pacientëve me COVID-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në të gjithë Kosovën.

598 është numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë.