I burgosur në Tiranë dhe i dyshuar me COVID-19; Ambasada kërkon sqarime për italianin

Një shtetas Italian, i cili ndodhet në ambientet e paraburgimit në burgun 313 në Tiranë dyshohet të jetë i infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për shtetasin Xh. Cosimo, për të cilin ambasada italiane ka kërkuar informacione.

Ai mbahet në izolim prej një jave, i veçuar nga të tjerët. Pamponimi i parë i tij ka dalë negativ, ndërsa për të dytin përgjigjja mbahet sekret.

Ambasada ka kërkuar informacion zyrtar për shtetasin e saj, për të cilin nuk bëhet e ditur akuza se përse ndodhet në burg.