Italia po mposht koronavirusin, 2,723 persona lënë spitalin në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Itali në 24 orët e fundit janë 2,723 persona të shëruar nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i atyre që kanë fituar betejën më koronavirusin është deri më sot 51,600 persona.

Në repartet e terapisë intensive sot janë shënuar 102 pacientë më pak e numri i tyre aktual është 2,471.

Italia ka dhe pak ditë kohë për nisjen e fazës 2 të luftës kundër pandemisë Covid 19 e cila do të nisë pas datës 4 maj e në bazë të një plani me linja homogjene që do të respektojë veçantitë, nevojat e problematikat e çdo rajoni e province.

Por kjo fazë e re do të ketë si rregull themelor respektimin e sigurisë e mbrojtjes personale të çdo individi me përdorimin e maskave të detyrueshëm , të dorezave e të distancës sociale deri sa të ketë një vaksinë kundër Covid 19.

Analiza e të dhënave të ditës së sotme me gjithë numrin e lartë të viktimave e të të infektuarve sjellin një konfirmim të përmirësimit të kurbës së pandemisë.

Të fundit

Shpërthimi tërbues i vullkanit në Kamchatka! Ndërpriten fluturimet për në Alaska (VIDEO)

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka ka lëshuar një ‘koloni’ hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas. Lajmi...

50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e...

Bilanci i dëmeve/ Zjarret shkrumbuan 740 koshere, gjedhë e krerë të imta në vend

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë...

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të Jack Grealish te Evertoni. Talenti 21-vjeçar...

Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan

Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit rezulton i zhdukur prej mëngjesit të sotëm. Pëllumb Toçi 56 vjeç shkoi të kërkonte qenin që ruan bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV