Koronavirusi/ Ulet numri i aksidenteve me 48.8% krahasuar me një vit më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë vit numri i aksidenteve është ulur ndjeshëm. Krahasuar me muajin mars të vitit 2019 janë shënuar 48.8% më pak aksidente.

Ulje ka patur dhe në numrin e viktimave të cilat humbin jetën në këto aksidente. Në muajin Mars 2020 numërohen 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2019, duke u ulur me 48,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e parë të 2020, numërohen 264 aksidente rrugore nga 356 aksidente të ndodhura në tremujorin e parë të 2019, duke u ulur me 25,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e INSTAT:

Në këtë muaj, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 46,6 %. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2020, është 360 persona nga 483 persona, duke u ulur me 25,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Mars 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 24 persona të vdekur në Mars 2019. Në tremujorin e parë të 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 39 persona nga 48 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2020, aksidentet rrugore, në 76,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 35,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe :  Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Në tremujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 21,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 1,7 % krahasuar me një vit më parë, përfundon njoftimi i INSTAT.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV