Kreu vrasje në Francë, kërkohet ekstradimi i 27-vjeçarit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje në Nantë të Francës është arrestuar. Tedi Qirjako është lënë në burg sot nga gjykata e Apelit e Tiranës.

Autoritetet franceze kanë kërkuar ekstradimin e Qirjakos në Francë, pasi në qytetin e Nantës ai ka kryer një vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, ndërkohë pas kryerjes së krimit Tedi Qirjako, është larguar nga Franca duke ardhur në Shqipëri, ku është provuar se ka hyrë në muajin tetor 2019.

I riu kishte arritur të largohej dhe të hynte në Shqipëri me dokumentacion të rregullt, para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Qirjako, është arrestuar në Tiranë, ku nga verifikimet e policisë rezultoi se ai kishte marrë një banesë me qera në rrugën e “Barrikadave” në afërsi të qendrës së Tiranës, ku dhe është prangosur nga forcat e policisë. Ndaj të arrestuarit autoritetet franceze kishin caktuar masë sigurie arrest me burg për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Lajme të tjera

Web TV