Kurti fushatë kundër Grenell në median ndërkombëtare: Rrëzoi qëllimisht qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka nisur në median ndërkombëtare një fushtë kundër Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i ‘Shtëpisë së Bardhë’ për dialogun Kosovë-Serbi. Në një video-konferencë me gazetarë të 35 mediave të huaja, Kurti ka akuzuar ambasadorin Grenell për ndërhyrje direkte në rrëzimin e qeverisë së tij.

Sipas kryeministrit, qeveria e tij u rrëzua pasi Grenell po nxiton për të arritur një marrëveshje midis dy shteteve.

“Më duhet të them po ashtu se është për keqardhje që ambasadori Grenell është pozicionuar në anën e politikanëve të korruptuar, të cilët votuesit i zëvendësuan në zgjedhjet e fundit”, ka deklaruar Kurti.

“Atij i duhet një marrëveshje e shpejtë për të treguar se mund të zgjidhë krizat në botë për dallim nga Clinton, Bush dhe Obama, pa pasur nevojë për ndërhyrje ushtarake”, është shprehur Kurti, duke shtuar se Grenell-it nuk i intereson përmbajtja e marrëveshjes, por vetëm firmat në fund të saj.

Sipas Kurtit, nxitimi i të dërguarit të Trump për të arritur sa më parë marrëveshjen që do i jepte fund konfliktit shekullor, lidhet me faktin se SHBA-të do të hyjnë në vitin elektoral dhe Grenell po kërkon rezultate për të fituar vota.

Deklaratat e Albin Kurtit janë pasqyruar nga The Guardian, Euroneës, Reuters, Radio Evropa e Lirë, Associated Press dhe shumë media të tjera ndërkombëtare.

Të fundit

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV