Nga seksi mbi një varr deri në orgji të egra, jeta e shfrenuar e ‘sheikut’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta seksuale dhe përjetimet erotike të një sheiku në Perandorinë Osmane u  zbuluan në një dorëshkrim 200-vjeçar që u vlerësua me 350,000 paund në ankand.

Një dorëshkrim 200-vjeçar nga Perandoria Osmane jep një pasqyrë të jetës seksuale të një sheiku. Me fjalë, nga orgji të egra deri tani seksi mbi një varr, libri mbi 85 skena të ilustruara e kthen atë në një playboy osman.

Playboy pa emër kreu marrëdhënie seksuale dhe me burra, duke u shfaqur si ishte i rëndësishëm nw rrethin e brendshëm të Sulltanit, duke u veshur me pëlhura blu të errëta dhe rroba të bardha ai arriti të kishte femrat dhe meshkujt pas vetes.

Libri X, që sipas ekspertëve titullohet “Një Shejh që kujton rininë e tij”, në libër ka larmishmëri skenash seksi të organizuara kudo, në hamam, në furrë buke madje edhe në varre. Libri është bërë një nga dorëshkrimet erotike më të ilustruara.

Nga shumë prova të shikuara në libër, tregohet se dhjetëra të rinj kishin vendosur baste dhe bënin seks duke formuar një rreth, dhe përdornin edhe  lodra seksuale të epokës otomane.

Një nga pjesët e veprave të artit tregon një sheik të moshuar me një prostitutë. Ajo shihet duke numëruar monedha në dysheme ndërsa sheiku pozicionohet pas saj.

Dorëshkrimi 209-faqesh ka të dhëna që datojnë në vitet: 1779, 1799-1780 dhe 1817. Teksti në libër i referohet qytetit Shumna, sot Shumen, në Bullgari.

Dorëshkrimi mund të jetë një pasqyrë të qëndrimeve seksuale në perandorinë osmane.

Burimi: Dailymail, përshtati dhe përktheu fjala.al

Të fundit

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Lajme të tjera

Web TV