Pikëlluese/ Video që dërgoi futbollisti 22-vjeçar pak orë para se të vdiste

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku lojtari 22-vjeçar i të rinjve të skuadrës së Lokomotivës së Moskës, Innokenty Samokhvalov ndërroi jetë teksa ishte duke u stërvitur në shtëpi, pas një ataku në zemër.

Kjo ndodhi ka tronditur të gjithë botën e futbollit, por jo vetëm. Ndërkohë pak orë përpara se të ndërronte jetë, Samokhvalov kishte dërguar një video te faqja e njohur në “Instagram”, 433 që ka plot 27.4 milionë ndjekës.

Aty rusi shfaqej duke u stërvitur në shtëpi, ndërsa bën kosh me një top tenisi, një lodër e djalit të tij të vogël.

Lajmi i vdekjes është bërë me dije nga klubi i Premier Leagues ruse, i cili thekson se shkak i ndodhisë së rëndë u bë ataku kardiak pas stërvitjes.

“Futbollisti u sëmur gjatë një seance stërvitore individuale,” thuhet në një deklaratë të Lokomotiv të Moskës. “FC Lokomotiv është i tronditur nga ajo që ndodhi,” shtoi klubi.

Samokhvalov luajti për ekipin rezervë të Lokomotiv Kazanka në Kategorinë e tretë të Rusisë dhe nuk kishte bërë akoma një paraqitje në Premier League që nga hyrja në klub në vitin 2015. Samokhvalov ka lënë pas grua dhe një djalë./Fjala.al/Katerina Tafa/

https://www.instagram.com/p/B_N9YgCJr52/?utm_source=ig_web_copy_link