Thellohet bilanci tragjik në Kanada, nga sulmi me armë vdiqën 18 njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka arritur në 18 numri i të vrarëve nga një person i armatosur, të dielën në Kanada. Në mesin e të vrarëve është edhe një zyrtare policore, e identifikuar si Heidi Stevenson.

Kërdia ka filluar të shtunën vonë, sipas kohës lokale, dhe ka përfunduar pas 12 orësh.

Autoritetet kanë thënë se sulmuesi i dyshuar, i maskuar si polic, ka qëlluar njerëz në lokacione të ndryshme në Nova Skocia. Ai është vrarë më pas nga policia.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se sulmi paraqet një “situatë të tmerrshme”. “Jemi me ju dhe bashkëndjejmë me ju”, tha Trudeau të hënën, në një fjalim drejtuar kombit.

“Ky ishte një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”, tha kryeministri i Nova Skocias, Stephen McNeil, raporton REL.

Sulmi është cilësuar si më i rëndi në Kanada që nga viti 1989, kur një sulmues ka vrarë 15 gra në Montreal.

Ndërkohë që ministri i Jashtëm kanadez, François-Philippe Champagne ka reaguar ndaj mesazhit ngushëllues që i dërgoi homologu shqiptar Gent Cakaj: “Faleminderit për ngushëllimet tuaja për familjet e viktimave dhe përkrahjen e njerëzve të Shqipërisë në këto kohë tragjike për kombin tonë”.

Të fundit

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

Lajme të tjera

Web TV