Bëhet tapë, i jep makinës si i çmendur. Policia e ndjek derisa përplaset tek…-VIDEO

Një shofer i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur është ndjekur nga policia derisa është përplasur me një shtyllë elektrike. Shoferi i është larguar me shpejtësi policisë, ndërsa për fat të mirë nuk ka lënduar njeri në aksident.

Në videon e cila ka bërë xhiron e rrjetit, duket shoferi i cili i jep makinës si i çmendur, edhe pse policia e paralajmëroi disa herë që të ndalej.

31-vjeçari u shoqërua në rajonin e policisë ku është marrë në pyetje nga efektivët.

Ngjarja ndodhi në Syzran të Rusisë.