Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha për Ilir Metën: Do ta hajë si pako me llokume

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Artan Hoxha duke komentuar dekretimin e ligjit për ndryshimet në Kodin Penal nga ana e presidentit Ilir Meta, ka adresuar kritika të shumta në drejtim të kreut të shtetit.

Artan Hoxha thotë se ku shkuan videot që Ilir Meta premtoi se do t’i publikonte në ‘luftën’ e tij ndaj kapjes së Kushtetutës prej kryeministrit Rama.

Të gjitha këto sipas gazetarit Hoxha, Ilir Meta do t’i kapërdijë si një pako llokume.

Postimi i plotë: 

“Na falni, ashtu siç është një muhabet …RESPEKTE… Vetëm një merak kam unë, çfarë u bë me ata provat dhe videot përvëluese që na u premtuan se do publikoni për “Grushtin e Shtetit” dhe për kapjen e kushtetutave?! Po ai hetimi parlamentar për shkarkimin e Metës, në çfarë sirtari sanitaresh ka përfunduar?! Po mua hëngra superhetimin për Dvoranin, çfarë do bëhet tani?! Uuuuu, se mu kujtua, më prezanton Dvorani, kaq e pat?! Do ta hajë tani, si pako me llokume, që krushqit i bëjnë dhuratë njëri-tjetrit, para se të shikoni pëlqimin e krushqisë,“-shkruan Hoxha.

Presidenti Ilir Meta disa muaj më parë u përfshi në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, shkeli ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai bëri edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje duke thirrur edhe protestën më 2 mars 2020. Nga ana tjetër, maxhoranca kishte nisur punën për shkarkimin e presidentin, dhe ende pritet të jepet vendimi i Komisionit të Venecias.

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV