Covid-19/ Fondet qeveritare për ekonominë, dyshime dhe debate të forta në SHBA!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliona dollarë ndihma që u miratuan për të mbështetur biznesin e vogël të goditur nga pandemia, po përfundojnë në duart e korporatave të fuqishme. Në këtë përfundim arrin banka e fuqishme e investimeve, Morgan Stanley. Zyrtarët shpresojnë se paketa e re e ndihmave do të shkojë për të mbështetur bizneset e vogla që po përpiqen të mbijetojnë.

Morgan Stanley thotë se të paktën 243.4 milionë dollarë nga paketa prej 2 trilionë dollarëshe e miratuar për të stimuluar ekonominë e goditur nga koronavirusi, u ndanë për të mbështetur kompani të fuqishme që tregtojnë aksione në bursën amerikane.

Bizneset familjare

Fondet u miratuan me bizneset familjare në mendje, për të ndihmuar operacione si dyqanet e vogla apo restorantet me më pak se 500 punonjës që kanë mbyllur dyert si rezultat i urdhrave të dhëna nga autoritetet në 43 nga 50 shtete amerikane për të ndalur përhapjen e epidemisë.

Por mënyra si ishte formuluar akti legjislativ i paketës stimuluese, edhe degë të kompanive të fuqishme me mijëra punonjës kishin mundësi të përfitonin fonde. Ligjvënësit reaguan me revoltim, pasi synimi ishte të mbështetej biznesi i vogël.

Qëllimi i fondit ishte të ndihmonte bizneset e vogla të paguanin punonjësit, pasi rreth 22 milionë amerikanë kanë humbur punën në këto biznese.

Kompania “Shake Shack” kthen fondet

Të paktën 75 kompani të fuqishme që tregtojnë aksione në bursën amerikane, disa prej tyre me zotërime me vlerë mbi 100 milionë dollarë, kanë deklaruar pranë Komisionit të Aseteve dhe Shkëmbimeve (SEC) se kanë përfituar fonde nga programi i ndihmave për biznesin e vogël, para se të mbaroheshin fondet një javë më parë.

Ndër kompanitë që përfituan ishte një fonderi metali me aksione me vlerë 400 milionë dollarë; një kompani e bioteknologjisë me vlerë 286 milionë dollarë; grupi Fiesta me disa restorante në pronësi dhe një vlerë mbi 189 milionë dollarë.

Lexo edhe :  Mohoi ekzistencën e lypësve, ministrja jep dorëheqjen, ja deklarata që tronditi vendin

Pasi ligjvënësit shprehën revoltim për shpërndarjen e fondit, kompania “Shake Shack” që zotëron restorante në të gjthë vendin, ktheu 10 milionë dollarët që kishte marrë, por kompanitë e tjers ende nuk kanë shprehur vullnetin për të kthyer fondet që përfituan.

Administrata Amerikane e Biznesit të Vogël, e cila menaxhon programin, tha javën e kaluar se 4400 nga kreditë e miratuara ishin mbi 5 milionë dollarë, por kredia mesatare ishte rreth 206 mijë dollarë.

Ndihma të Tjera së Shpejti

Të martën Senati miratoi një paketë prej 484 milionë dollarësh ndër të cilat përfshihet një fond prej 310 miliardë dollarësh për të mbështetur biznesin e vogël. Paketa pret tani miratimin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe firmën e presidentit për t’u finalizuar.

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha se kompanitë e mëdha nuk do të lejoheshin të përfitonin nga këto fonde. Presidenti Trump u ka bërë thirrje kompanive të mëdha të kthejnë shumat nga fondi i boshatisur i qeverisë./voa

Të fundit

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Lajme të tjera

Web TV