Covid-19/ Rikthehen rastet e reja në Tiranë, sa u regjistruan sot

Ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmuar 25 raste të reja pozitiv me koronavirus dhe ndër to 3 kanë rezultuar të jenë në qytetin e Tiranës.

Pas një pushimi prej një ditë pa asnjë rast të ri ne kryeqytet janë konfirmuar 3 persona të tjerë të prekur nga Covid-19.

Ky lajm u bë publik nga Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në përditësimin e të dhënave të Covid-19 në vendin tonë.

Në total në Shqipëri janë konfirmuar 634 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa në Tiranë janë 256 raste./Fjala.al/