Denoncimi/ Dyshojnë se janë me Covid-19, spitali i Krujës refuzon t’u bëj tamponin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lumturie Xhafa nga Kruja punonte në fasonerinë ku plasi vatra e re e infektimit me Covid-19 para disa ditësh. Ajo dyshonte se ishte infektuar nga koleget e punës kështu që këmbënguli që t’i bëhej tamponi, i cili u realizua pas shumë telefonatash me numrin e vendosur në dispozicion nga ministria e Shëndetësisë, 127.

Përgjigja erdhi, ishte pozitive me Covid-19. Por kjo jo vetëm që nuk e qetësoi, por ka shkaktuar alarm në shtëpinë e saj ku jeton me prindërit e bashkëshortit dhe dy fëmijët e saj.

Të moshuarit, Xhuma Xhafa, 74 vjeçe dhe Ahmet Xhafa 82 vjeç, kanë telefonuar 127 por kanë refuzuar që të bëhet tamponi edhe pse ata janë kontakti më i afërt i Lumturies.

Mbesa e tyre Estela Xhafa, e cila jeton në Francë, denoncon tek gazeta Fjala, faktin që gjyshërve të saj nuk u bëhet tamponi për Covid-19.

“Jam shumë e shqetësuar për shëndetin e gjyshërve të mi, të cilët kanë dhe sëmundje të tjera. Spitali i Krujës ka refuzuar tu bëjë analizën duke iu thënë se ajo do të bëhet vetëm nëse simptoma të sëmundjes.

Ndërkohë publikisht thuhet se u bëhet tamponi të gjithë kontakteve të afërt me personin e infektuar, në të vërtetë kjo nuk ndodh. Por nëse ata presin që të shfaqin simptomat e rënda si mund të pretendojnë që t’i shërojnë duke marrë parasysh edhe moshën e  tyre?”- shprehet Estela për Fjalën.

Gazeta Fjala kontaktoi me ministrinë e Shëndetësisë dhe mori këtë përgjigje; “Nuk bën teste spitali i bën njësia vendore. Duhet të telefonojnë 127”.

Mbesa e tyre thotë që e kanë telefonuar shumë herë 127, madje kanë kontaktuar edhe me drejtorin e spitalit Krujë, por kanë marrë përgjigje negative./Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV