Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Përveç arushit të saj që e poston herë pas here këngëtarja nuk na ka bërë të ditur askënd që ti rri aq afër, megjithatë nuk besojmë se bëhet fjalë për arushin me të cilin këngëtares i pëlqen të luaj.
Pasi postoi një fotografi në Instagram, një ndjekëse i shkruan “Ku shkon me çantë Ruens? Bukur, bukur sikur po shkon tek vjerra”, teksa Enca ia ktheu “ te vjerra po shkoja vertet”.
Me këtë përgjigje ajo i ka habit ndjekësit e saj duke i lënë të kuptojnë se ajo është në një lidhje serioze.