Eredivisie/ Koronavirusi anulon sezonin 2019-2020 të kampionatit holandez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata Holandeze e Futbollit do ndërpresë sezonin e Eredivisie, pasi qeveria zgjati ndalim të ngjarjeve të mëdha deri më 1 shtator për shkak të koronavirusit, duke u bërë kështu i dyti pas Jupiler League i Belgjikës nga nivelet më të larta evropiane, që anulohet.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte mbajti një konferencë për shtyp mbrëmjen e së martës (21 prill) për të zgjatur urdhrin e bllokimit nga 1 qershori deri në 1 shtator, i imponuar për shkak të shpërthimit të coronavirusit. Kjo nënkupton se klubet e elitës holandeze nuk mund të luajnë as me dyer të mbyllura, sepse policia do të duhet të jetë e pranishme nëpër ndeshje.

Deri në momentin e pezullimit të Eredivisie, Ajax në vend të parë dhe AZ Alkmaar e dyta po udhëhiqnin kampionatin kryesor të futbollit holandez.

Ndërsa Organi drejtues i futbollit holandez KNVB në një deklaratë për mediat vendase tha se “synon të mos vazhdojë zhvillimin e sezonit 2019-2020”,- por do të konsultohet me UEFA para se të marrë një vendim përfundimtar.

Ndërsa në mbledhjen e zhvilluar me 55 federatat e saj UEFA tha se disa liga evropiane mund të anulohen “në raste të veçanta”, që do të thotë se nëse është e pamundur zhvillimi i kampionatit atëherë ligat vendase kanë të drejtë t’i ndërpresin ato.

Ndërsa më tej në njoftimin e KNVB shtohet se klubet e Eredivisie do të takohen të premten (nesër), për të diskutuar pasojat e këtij vendimi  “Klubet do të mblidhen ditën e premte për të diskutuar pasojat e vendimit”-thanë ata, ndërsa terrenet e trajnimit do të rihapen por “në kushte të rrepta” në mënyrë që lojtarët të mund të stërviten./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Lajme të tjera

Web TV