Koronavirusi/Basha: Ja ç’do bëja unë po të isha kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se si do ta menaxhonte ai situatën e koronavirusit nëse do të ishte kryeministër.

Basha shpjegoi se cilat do të ishin masat që ai do të merrte nëse do të drejtonte Shqipërinë në të Ramës.

I ftuar në Fax News, , kreu i PD-së, tha se të parën gjë që do të bënte, është mbyllja e kufijve me Italinë dhe më pas do të vijonte me testimet dhe ndihmën ekonomike ndaj shqiptarëve në nevojë.

Intervista:  

Rezar Xhaxhiu: A është komode të flasësh kur je në opozitë të flasësh për buxhetin? Keni lehtësi kur flisni?

Lulzim Basha: Jo sepse mbaj në supe peshën. Çdo propozim është bërë që po të ishim në qeveri do t’i zbatonim. Ne po sillemi sikur të ishim në qeverisje. Para ka por Rama i mban për oligarkët.

Rezar Xhaxhiu: Nëse ju do të ishit kryeministër, si do të kishit vepruar?

Lulzim Basha: S’do ta lija situatën të shkonte deri këtu. Edhe po të mos më shkonte mendja vetë, do dëgjoja të tjerët dhe do mbyllja kufijtë me Italinë. Ata që do të kishin simptoma do të futeshin në karantinë. Do blija dhjetëra e mijëra kite dhe do të testonim më të ekspozuarit. Sot do kishin 40-50 herë më shumë të testuar tani. Qeveria do të kishte një tagër me të madh realiteti. Nuk do prisja 2 javë për të shpallur gjendjen e emergjencës. Do anuloja koncesionarët, përveç dializës. Çdo kontratë tjetër do të pezullohej. Do t’i vija në ndihmë të varfërve dhe fermerëve.

Të fundit

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin në...

Lajme të tjera

Web TV