Kuriozitet të cilat nuk i dini se çfarë është i aftë të bëj trupi juaj

Të gjithë jemi kurioz të dimë sa më shumë për trupin tonë. Por ka disa kuriozitete që na tregojnë më shumë për atë që trupi i njeriut është i aftë të arrijë.

Ja çfarë nuk dini për trupin tuaj.

  1. Truri juaj prodhon mjaftueshëm energji sa për të ndezur një llambë.
  2. Dhëmbët e njeriut janë afërsisht aq të fortë sa dhëmbët e peshkaqenit.
  3. Në varësi të aciditetit, stomaku juaj prodhon mjaftueshëm acid aq sa nëse do kishte kontakt me lëkurën do hapte një vrimë në të.
  4. Pavarësisht butësisë që kanë, flokët e njeriut janë të pa shkatërrueshëm.
  5. Njerëzit mund të realizojnë 7000 mimika me anë të lëvizjes së muskujve.
  6. Bebet kanë 60 kocka më shumë se të rriturit në trupin e tyre.
  7. Rezolucioni i syrit të njeriut është 500 megapiksel.
  8. Lëkura e një të rrituri peshon mesatarisht rreth 8 kg, duke përbërë 16% të peshës totale të trupit.
  9. Skeleti i njeriut rigjenerohet çdo 10 vjet. Kjo ndodh në mënyrë konstante prandaj ne kemi edhe kocka të reja dhe të vjetra në trup.
  10. Sytë tanë qëndrojnë mbyllur për 10% të kohës që ne jemi zgjuar.
  11. Veshkat tona filtrojnë gjakun 25 herë në ditë, pra 180 litra mesatarisht.
  12. Cepi i trëndafiltë i syrit të njeriut shërben si barrierë mbrojtëse, dhe gjendet edhe te zogjtë dhe zvarranikët.
  13. Mëlçia ka aftësi të rigjenerojë veten, edhe nëse ne heqim 75% të saj.
  14. Rrahjet e zemrës sinkronizohen me ritmin e muzikës që dëgjojmë.
  15. Të njëjtat enzima që shërbejnë për të tretur ushqimin, do të tresin edhe trupin tonë pas vdekjes.
  16. Disa prej atomeve në trupin tonë, janë yjëzuar prej miliarda vitesh.
  17. Gjatë gjithë jetës zemra jonë pompon 200 milionë litra gjak. Përafërsisht 1.5 milionë fuçi.