Rama: Deri në daljen e vaksinës, normaliteti ynë nuk do të jetë si më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejpërdrejtë në Facebook, ka paralajmëruar se pavarësisht lehtësimit të masave që pritet të merren në javën e ardhshme, nuk do të thotë se virusi nuk na vret më dhe ka ikur, përkundrazi ai do të vazhdojë të jetë aty deri në daljen e një vaksine.

Rama vuri theksin se deri në daljen e vaksinës normaliteti ynë nuk do të jetë si më parë dhe nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e të afërmve apo miqve pa u siguruar një vaksinë për koronaviursin.

“Faza dy e strategjisë sonë të luftës me këtë armik të padukshëm nuk ndryshon shumë me atë të vendeve të tjera, por qasja ndryshon. Kjo sepse virusi nuk ikën me që ne rrimë mbyllur, por nuk na vret dot. Ama ai është aty, mbrapa derës së secilit prej nesh dhe sapo e hapim derën tonë, jemi të ekspozuar nga mundësia që të na godasë përsëri. Deri kur të dalë vaksina duhet të jemi të vëmendshëm si familje dhe si shoqëri që të mos goditemi prej tij. Deri në daljen e vaksinës, normaliteti ynë nuk do të jetë si më parë. për të ruajtur veten dhe të tjerët nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njëri-tjetrit, pa u zhdukur ky virus.,” është shprehur Rama./Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

Lajme të tjera

Web TV