Rama tregon se kur u hapet rruga atyre që duan të punojnë në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë lidhjes së drejtëpërdrejtë nga ‘Facebook’, ku foli rreth lehtësimit të masave që pritet të vihen në zbatim javën e ardhshme, dha gjithashtu lajmin për të gjithë shqiptarët  që punojnë me sezone në Greqi se në mes të muajit maj do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt vendit grek për të punuar.

Rama u shpreh se ka pasur një bashkëbisedim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe ka diskutuar rreth rezultateve të deritanishme të masave që kanë marrë secili shtet dhe mundësive të lehtësit të tyre për një interes të përbashkët, për punësimet sezonale. Gjithashtu kryeministri Rama tha se të gjithë punonjësit sezonal që kanë mbetur në territorin grek dhe u ka mbaruar afati i qëndrimit nuk do të trajtohen si shkelës të afateve.

“Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë. Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal. E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonale sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj.”,është shprehur Rama./Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV