Spartak Ngjela për Fjala.al: Sistemi politik aktual në Perëndim nuk mund të ndryshojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat Spartak Ngjela në një intervistë për gazetën “Fjala” analizon situatën aktuale dhe post pandemisë që mund të ndikojë në ekonomi dhe nxitje të zgjedhjeve të reja në vendet demokratike. Ngjela parashikon se formacionet politike do të kenë trajta të reja në luftën politike. Kjo mendohet se do të ndodhë në të gjithë Perëndimin, ndërsa në Shqipëri situata ndryshon për aq kohë sa nga opozita është braktisur institucioni i Parlamentit.

Pandemia botërore e koronavirusit po “bren” dy shtylla të forta; shëndetin dhe ekonominë. E para është kryesore për momentin, duke shkarkuar të gjithë fuqinë shtetërore të vendeve të prekura për të dalë me sa më pak humbje njerëzore, ndonëse shifrat nga dita në ditë janë të frikshme. Edhe mënyra si po e përballojnë shtete të ndryshme ndryshon nga ato me demokraci të zhvilluara, demokraci hibride dhe shtete mirëfilltas autokratike. Në fundin e kësaj pandemie globale, ekonomia do bëjë bilancet e saj që fatkeqësisht ka pësuar goditje të fortë. Në mënyrë indirekte, pritet të ketë edhe zhvillime politike, të cilat me gjasë do ngjizen në vendet me demokraci të zhvilluara si bota Perëndimore, për të nxitur nuancat e kërkesave qytetare, por edhe opozitare kudo nëpër botë. Në një intervistë për gazetën “Fjala” avokat Spartak Ngjela bën një analizë të thellë për këtë situatë. Për Ngjelën, sistemi politik aktual në Perëndim nuk mund të ndryshojë, ndonëse mund të provokohen zgjedhje të parakohshme si kërkesë për dështimin apo suksesin e qeverive, që sot përballen me këtë pandemi. Për Shqipërinë, situata duket si “përjashtim nga rregulli”, që lidhet me problemet që ka opozita e cila ka braktisur institucionin e Parlamentit.

A do të ndryshojë politika jonë pas COVID -19?

Ne nuk kemi ende një shkencë shoqërore, e cila të na tregojë se ç’mund të ndodhi në funksion të drejtimit të një shteti, në funksion të zgjedhjeve të lira, dhe në funksion të sistemeve ekonomike pas një pandemie. Duke i qëndruar mendimit se sistemi politik aktual në Perëndim nuk mund të ndryshojë, nuk mund të flasim në lidhje me demokracinë parlamentare, e cila do të jetë statike dhe për shumë kohë. Por, ne dyshojmë se formacionet politike do të kenë trajta të reja në luftën politike. Kjo mendohet se do të ndodhë në të gjithë Perëndimin. Duhet të vëmë në dukje një gjë, demokracia aktuale si sistem është kontrolli i qeverisë nga parlamenti, i cili edhe e zgjedh. E pra, ndryshimi i formacioneve politike mund të na sjellë në aspektet e reja të verbit politik në Perëndim. Po në Shqipëri?

Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim, sepse është një demokraci parlamentare, por na duhet të theksojmë se, në këto çaste, opozita e gjerë që del nga Partia Demokratike nuk është në parlament. Interesi i ngushtë i liderëve të saj, sot e ka privuar shoqërinë shqiptare nga një opozitë reflektive që duhet të ishte dhe të hynte në lojë me ide të reja, menjëherë pas eleminimit të Corona Virus. Kjo opozitë nuk është në parlament dhe si rrjedhojë e gjendjes së jashtëzakonshme në funksion të epidemisë, qeveria aktuale Rama ka marrë forcë. Në të vërtetë, në këto çaste historike, të gjitha qeveritë perëndimore kanë marrë forcën që u duhet për të frenuar aksese shoqërore, të cilat ndihmojnë përhapjen e epidemisë. Qeveritë kanë forcë ligjore të tejme, sepse me anë të kësaj force iu është dhënë e drejta që të veprojnë pa ndalesë kundër epidemisë; karantina dhe mungesa e lëvizjes nëpër qytetet e mëdha e drejtuar nga qeveria, është forcë e re e saj. Por, me këtë forcë të fituar në mënyrë racionale, çfarë do të ndodhë mbas epidemisë?

Lexo edhe :  14-vjeçari me pistoletë, sociologu: Duhet një zbulues për t’i dalluar këto armë!

Kjo është çështja, sidomos në Shqipëri ku demokracia ka kohë që vuan nga tendencat autokratike të qeverive. Fakti që kjo ka qenë një sëmundje 30 vjeçare në demokracinë shqiptare, nuk ka mundësi që të na lejojë të mendojmë se, masat drastike kundër lëvizjes, shtypit apo dhe vetë tubimeve do të vijojnë të qëndrojnë si inerci edhe pas epidemisë. Pikërisht këtu del dobësia e Parlamentit shqiptar ku nuk bën pjesë opozita e madhe popullore me 40% të votuesve në parlament. Duke e parë çështjen në këtë prizëm, na duhet të pyesim: çdo ndodhë me gjendjen autokratike në Shqipëri kur e dimë që kryeministri shqiptar nuk e pranon si botëkuptim vetjak demokracinë, si e kundërta që tenton drejt pushtetit?

Nuk mund të japim  një mendim të prerë se duhet ta shikojmë gjendjen në fakt, por ajo që dimë me siguri është gjendja politike, pa opozitë të mandatuar në Shqipëri. Megjithatë, brenda kësaj analize, nuk kemi se si të mos shprehim mendimin tonë se, edhe pse e dalë nga një votim me 40% të votave të shqiptarëve, lidershipi i Partisë Demokratike që nga viti 2017 kur kanë përfunduar zgjedhjet politike në Shqipëri, nuk ka luajtur në parlament në interes të shqiptarëve, por në interesin e ngushë të lidershipit të saj. Atëherë, çfarë do të ndodhë pas epidemisë? A mund të presim një ndryshim drastik të lidershipit të Partisë Demokratike? Këtë duhet t’ia lemë kohës për ta parë konkretisht si ide në zhvillim.

Po koncepti i zgjedhjeve të parakohshme do forcohet në Shqipëri?

Kemi mendimin se në Europën Perëndimore pas epidemisë duhet të ketë zgjedhje të reja. Pse? Sepse, Europa do të kalojë domosdoshmërisht në një krizë ekonomike. Si rregull, kur qeverive i pllakoset një krizë ekonomike, në këto shoqëri parlamentare krijohet hapësira për të kërkuar zgjedhje të reja, sepse shkaktare e krizës, indirekt konceptohet se është qeveria që ka drejtuar. Kjo është aksiomë në politikën perëndimore. Por, në rastin e Covid -19, kriza që do të vijë nuk lidhet as indirekt dhe as direkt me qeveritë që kanë drejtuar shoqërinë në këto çaste, ajo lidhet drejtpësëdrejti me epideminë. Prandaj, në këtë rast, pyetjet politike që bëhen janë këto:

1-Si e ka drejtuar qeveria luftën kundër epidemisë? 2- Si e ka zhvilluar qeveria luftën kundër krizës ekonomike në një kohë izolimi tërësor?

Këto janë dy pyetjet esenciale që do ngrejnë të gjitha partitë poltike opozitare. Fakti që do ngrihen këto pyetje dhe opozita me kriticizimin e tyre do të godasë qeveritë, koha politike në Perëndim, sigurisht që do të kërkojë zgjedhje të reja. Ka një aksiomë në demokracinë moderne: çdo lloj krize shoqërore që vjen dhe përplaset në parlament zgjidhet me zgjedhje të reja. Sëmundja e krizave në demokraci ka vetëm një medikament shërues: zgjedhjet e reja; sepse, vullneti i popullit, i shprehur me votë është i vetmi që gjykon realisht qeverinë që është përplasur me krizën; ka punuar drejt ose jo.

Po në Shqipëri?

Në Shqipëri gjendja është e tjetërllojtë, sepse opozita reale e frymës reale politike është jashtë parlamentit me vullnetin e saj. Kjo është mangësi, sepse nuk krijon krizën parlamentare. Atëherë, çfarë do ndodhë? Për këtë, nuk mund të flasim deri sa të vi çasti të shohim angazhimin politik si verb, menjëherë pas përfundimit të epidemisë.

Të fundit

Andrew Tate dhe vëllai i tij ‘korrin’ fitore të rëndësishme në Gjykatë

Influencuesi kontrovers Andrew Tate ka siguruar një fitore ligjore sot pasi një gjykatë rumune refuzoi ta gjykonte atë për...

Buxheti i vitit 2025 botohet në fletoren zyrtare, ja kur hyn në fuqi

Pas dekretimit nga presidenti Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar në fletoren zyrtare. Ligji për Buxhetin...

“Brexit” i kushtoi 34 miliardë dollarë Britanisë së Madhe në dy vitet e para

Pasojat ekonomike nga Brexit-i kanë çuar në një reduktim prej 34 miliardë dollarë të tregtisë me Bashkimin Evropian (BE) gjatë dy viteve të para...

Vjen lajmi i mirë/ Ikona e muzikës shqiptare do i rikthehet muzikës!

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku do i rikthehet muzikës. Këngëtarja shqiptare pritet të bëhet pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top...

Opozita rikthehet vetëm nëse bën ‘Kongresin e 10’ për të dënuar Sali Berishën!

Ylli Pata Opozita sot është e larme. Ka mjaft grupe, forca, edhe parti që qartazi i kundërvihen Sali Berishës. Janë qartazi pro SPAK, përkatësisht operacionit...

Lajme të tjera

Web TV