Studiuesit francezë të bindur: Nikotina mund t’ju mbrojë nga Covid-19!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nikotina mund të mbrojë kundër virusit Covid-19 , veçanërisht në raste të rënda.

Kjo hipotezë, e cila u nënvizua nga mjekët kinezë në fillimin e pandemisë, tani rivlerësohet nga specialistë francezë nga spitali kryesor në Paris, La Pitié-Salpêtrière , një nga komplekset më të mëdha mjekësore dhe kërkimore në Evropë.

Vëzhgimet e thjeshta që janë bërë javët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e mjekëve francezë. Është për t’u habitur që ka pasur relativisht pak raste të rënda të Covid-19 mes të burgosurve dhe  pacientëve në spitalet psikiatrike.  Përgjithësisht në grupet që pinë shumë duhanin.

Për më shumë të dhëna, u fillua një studim me 350 pacientë të shtruar në spital dhe 130 të tjerë me simptoma më të lehta të Covid-19 që nuk kishin qenë të shtruar në spital.

Të gjithë janë verifikuar nëse janë pacientë duhanpirës apo jo, dhe janë krahasuar me të njëjtën moshë dhe grupe të popullatës së përgjithshme.

Përfundimi ishte i qartë: ekzistonte një pjesë shumë e vogël e duhanpirësve në mesin e pacientëve .

“Ne gjetëm vetëm 5% të duhanpirësve në mesin e të sëmurëve, gjë që është shumë e ulët,” tha profesori i mjekësisë së brendshme Zahir Amoura , autor i studimit, për radion France Inter.

Në nivel global, ne kemi 80% më pak duhanpirës në mesin e pacientëve Covid sesa në mesin e popullatës së përgjithshme të të njëjtit seks dhe moshë. ”

“Nikotina mund të parandalojë që virusi të bashkohet me qelizat, duke parandaluar përhapjen e infeksionit” deklaroi neurobiologu Jean-Pierre Changeux.

Burimi: Lavanguardia, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara në vitin 2024

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të...

11 maji/ KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve! Berisha shkon në zgjedhje me Metën

Një ditë pasi depozituan kërkesat, KQZ ka miratuar regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit. TIRANË- Një ditë pasi depozituan kërkesat, KQZ ka...

Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve për përplasjet dhe kaosin në Kuvendin e Serbisë

Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin...

Ulen humbjet e energjisë, gjatë vitit 2024 u prodhua 7.8 mln MWH energji elektrike

Mungesa e reshjeve në 2024 bëri që Shqipëria të prodhojë më pak energji elektrike. Të dhënat nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se hidrocentralet,...

Me titujt e mediave në Kosovë për kaosin në parlamentin serb, Bërnabiç:Po kënaqni shqip..

Në mes të tensioneve dhe përplasjeve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, ka thënë se opozita serbe “po i kënaq terroristin Albin Kurti...

Lajme të tjera

Web TV