Studiuesit francezë të bindur: Nikotina mund t’ju mbrojë nga Covid-19!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nikotina mund të mbrojë kundër virusit Covid-19 , veçanërisht në raste të rënda.

Kjo hipotezë, e cila u nënvizua nga mjekët kinezë në fillimin e pandemisë, tani rivlerësohet nga specialistë francezë nga spitali kryesor në Paris, La Pitié-Salpêtrière , një nga komplekset më të mëdha mjekësore dhe kërkimore në Evropë.

Vëzhgimet e thjeshta që janë bërë javët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e mjekëve francezë. Është për t’u habitur që ka pasur relativisht pak raste të rënda të Covid-19 mes të burgosurve dhe  pacientëve në spitalet psikiatrike.  Përgjithësisht në grupet që pinë shumë duhanin.

Për më shumë të dhëna, u fillua një studim me 350 pacientë të shtruar në spital dhe 130 të tjerë me simptoma më të lehta të Covid-19 që nuk kishin qenë të shtruar në spital.

Të gjithë janë verifikuar nëse janë pacientë duhanpirës apo jo, dhe janë krahasuar me të njëjtën moshë dhe grupe të popullatës së përgjithshme.

Përfundimi ishte i qartë: ekzistonte një pjesë shumë e vogël e duhanpirësve në mesin e pacientëve .

“Ne gjetëm vetëm 5% të duhanpirësve në mesin e të sëmurëve, gjë që është shumë e ulët,” tha profesori i mjekësisë së brendshme Zahir Amoura , autor i studimit, për radion France Inter.

Në nivel global, ne kemi 80% më pak duhanpirës në mesin e pacientëve Covid sesa në mesin e popullatës së përgjithshme të të njëjtit seks dhe moshë. ”

“Nikotina mund të parandalojë që virusi të bashkohet me qelizat, duke parandaluar përhapjen e infeksionit” deklaroi neurobiologu Jean-Pierre Changeux.

Burimi: Lavanguardia, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV