Të lutem mos vdis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Paja

Të lutem mos vdis. Ti nuk e meriton që të përcillesh në botën tjetër i vetëm. On line. Më e tmerrshme se vetë vdekja, është mënyra sesi po ikin njerëzit pas vdekjes. Vetëm. Askush nuk lejohet të të përshëndesë për të fundit herë. Vdekja përvec se të merr, ajo përcakton dhe rregullat e funeralit. Një kortezh i vogël familjar, pa miq, pa shokë, pa prift, pa hoxhë. Asnjë këmbanë lamtumire nuk bie në kishëzën e vogël të varrezave të qytetit. Asnjë i dërguar i perëndisë nuk thotë dy lutje për shpirtin tënd në atë çast kur fryma jote del nga trupi dhe ngjitet në qiell. Akti i fundit funebër: Ti ikën vetëm. Pa ne. Një makinë e zezë si vetë vdekja nxiton të të dorëzojë në tokë, nën mermerë të ftohtë. Ti ikën pa askënd. A thua se ishe një anonim në këtë botë. A thua se ishe i mallkuar për të ikur i harruar. Ndërsa me dhimbje e trishtim të pamatshëm të përcjellim on line, ne vdekatarët e gjallë presim radhën. Spektatorë përballë vdekjes. Trishtim i madh. Njeriu i përket secilit që e ka takuar të paktën një herë në jetë. Cdokush ruan nga ty diçka, një fjalë, një takim, një çast, një buzëqeshje një eksperiencë. Ti nuk e meriton të ikësh ashtu vjedhurazi si nëpër natë. Neve smund tna shkatërrosh duke na privuar nga një lamtumirë e fundit, nga një tufë lule, nga një lutje, nga një uratë biblike, nga një sure kuranore, nga një kujtim, nga një grusht dhè përmbi ty. Ti nuk mund ti përkasësh vetëm vdekjes, territ e tokës, por edhe jetës, dritës e qënies që secilit prej nesh kur ishe pjesë e gjallë e botës sonë.

Lexo edhe :  Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Të lutem mos vdis. Ti nuk meriton të ikësh on line.

Të lutem jeto për veten, për ne, për botën, për Zotin.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV