13 të burgosur në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë nuk bëri me dije se në cilin burg janë konfirmuar rastet, por theksoi se po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë.
“Nga rastet (29) e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër”, bëri me dije Ministria.