COVID-19/ Gjermania detyron me ligj përdorimin e maskave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania ka vendosur masa të reja për parandalimin e koronavirusit. Në këtë shtet do të bëhet e detyrueshme vendosja e maskave.

Rajoni i parë federal që ka mbështetur këtë nismë është Bremeni. Senati i këtij vendi ka konfirmuar vendimin të premten.

Vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme kur përdoret transporti publik në gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.

Ndërkohë, këtë ide e ka mbështetur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e tyre javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.

Kujtojmë se shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave. Kështu, Austria i ka bërë ato të detyrueshme gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji, ndonëse Zvicra ka njoftuar të mërkurën se nuk të kërkojë vendosjen e tyre nga qytetarët, teksa lehtëson masat e izolimit.

Aktualisht, në Gjermani numërohen 145,694 të infektuar me COVID-19.

Të fundit

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

“Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

Hija e zezë që la pas zjarri, ka mbuluar Delvinën. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00...

Lajme të tjera

Web TV