COVID-19/ Infektohet kryeinfermierja e pediatrisë në QSUT, ja dyshimet e para

Kryeinfermierja e pediatrisë në QSUT me inicialet M.M, ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Ajo dyshohet të jetë infektuar gjatë një ceremonie mortore në qytetin e Burrelit.

Ndërkohë, i gjithë stafi i pediatrisë është thirrur sot në orën 10.00 për të bërë tamponin.

Aktualisht, në Shqipëri numërohen 634 të infektuar dhe kanë humbur jetën 27 persona.